14.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Zbulohet se kur do të nisë “X Factor Albania”

    “X Factor Albania” do të nisë në mes të dhjetorit, thotë Ilda Lumani, skenaristja e programit.

    Ilda tha gjithashtu se janë mbyllur audicionet paraprake dhe janë përzgjedhur pjesëmarrësit më të mirë.

    Ajo shtoi se ka pasur shumë interes dhe pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e lartë, duke theksuar se në skenën e “X Factor Albania” do të ketë njerëz nga grupmosha të ndryshme, madje edhe në grupmoshën e tretë.

    Deri më tani, dimë se “ X Factor Albania” do të moderohet nga Alketa Vejsiu dhe anëtarë të jurisë do të jenë: Adi Krasta, Elhaida Dani, Arilena Ara, Vesa Luma dhe Young Zerka. Gjithashtu, edhe një guest judge, që domethënë se do të ndryshohet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit