12.5 C
Tirana
E diel, 15 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Zbuloi se kishte lidhje me gruan e tij, qytetari i hyn në dru kryetarit të Bashkisë

    Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në një bashki të madhe të Greqisë Qendrore, ku drejtuesi i saj është dhunuar rëndë nga një person.

    Sipas mediave greke, autori i dhunës ka zbuluar se gruaja e tij dhe kryetari i kësaj bashkie kishin një lidhje intime jashtëmartesore.

    Më tej mediat greke raportojnë se mes kryetarit të bashkisë dhe personit i cili e dhunoi, kishte njohje të mëparshme, pasi dyshohet se kanë pasur edhe një marrëveshje informale që lidhej me transaksione financiar.e

    Deri më tani, mediat greke nuk e kanë zbuluar ende identitetin e kryebashkiaut, ndërsa autoritetet e drejtësisë kanë nisur hetimet për ngjarjen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit