Ka mbërritur në Shqipëri letra e Presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e udhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim.
Ajo është miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Europian, pas negociatave diplomatike të Gjermanisë dhe Presidencës spanjolle të BE për të bindur Greqinë që mos bëhej pengesë
Ndërsa Shqipëria po përgatitej për hapin e dytë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Greqia njoftoi se do bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë në trajtimin e çështjes së Fredi Belerit.
Por, Athina raportohet se është tërhequr nga ky pozicion duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim.
Pengesa tani u kalua dhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nisin së shpejti me shqyrtimin e dy temave thelbësore, si sundimi i ligjit, dhe reforma në administratë.
Procesi i bisedimeve pritet të jetë i gjatë për disa vite por përfundon me anëtarësimin final.



