Zegjine Çaushi, kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit që u bë popullore për shkak të videove të saj thumbuese ndaj kundërshtarit politik, Gazment Bardhi, thotë se ky i fundit ka humbur pasi nuk është paraqitur as një qendrën e numërimit të votave.
“Mendoja që do vinte këtu në procesin e numërimit por me atë rezultat që mori në qarkun e Fierit jo më nëpër KZAZ e Fierit që nuk është bërë gjallë, po as nëpër rrjete sociale nuk e dimë se ku ka humbur”, është shprehur kandidatja socialiste në një intervistë për TCH.
E pyetur se si do të jetë ajo në Parlament nëse siguron një ulëse dhe çfarë do të ofrojë, Zegjine Çaushi u shpreh:
“Jo në Kuvendin e Shqipërisë, Zegjineja do vijë një natyrë krejt tjetër, do vijë ajo juristja e shkëlqyer që do të bëjë për vendin e vet edhe për të rinjtë e bashkisë së Roskovecit dhe gjithë qarkut Fierit.”
Në qarkun e Fierit janë numëruar 436 kuti votimi nga 587 kuti në total dhe Zegjine Çaushi renditet në vendin e tetë me 3054 vota, sipas përditësimit të KQZ të orës 16:00. Nëse vazhdon ky trend edhe në 150 kutitë që kanë mbetur, gjasat janë që ajo të mos futet dot në Parlamentin e ri.
Zegjine Çaushi: Kam zgjedhur të përdor rrjetet e mia sociale për tu përgjigjur Gazmend Bardhit sepse ka qenë ai personi i parë që mua më është drejtuar me anë të rrjeteve sociale dhe të njëjtën përgjigje duhet të jepja dhe unë po në rrjetet sociale.
– Çfarë shkollimi ka bërë Zegjineja?
Zegjine Çaushi: Jam 26 vjeçe, vij nga një fshati vogël Vloshi në njësinë e Jujanit të bashkisë së Roskovecit, kam studiuar në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, kam mbaruar me medalje të artë dhe jam licensuar për avokate.
-Si ju duket ky rezultat, kishit pritshmëri dhe besoni të ishit deputete në parlament e Shqipërisë?
Zegjine Çaushi: Nga gjithë ajo fushatë që unë bëra në rrjete sociale mora një mbështetje shumë të madhe të qytetarëve të gjithë qarkut të fierit, më dhanë kurajë që unë ta vazhdoja këtë sfidë me sukses dhe ja ku dola unë sot kryesojë listën e femrave në qarkun e Fierit.
-Si e nise… kur tu propozua të ishe pjesë e listës së partisë socialiste për qarkun e Fierit?
Zegjine Çaushi: Në fillimet e nisa me pak ndrojtje dhe nuk besoja që do arrijë këto rezultate që unë kam momentalisht.Pika kyç që unë të arrijë në këto rezultate ishte Gazmend Bardhi. Ai ndoshta e nisi që unë të ulesha në një farë mënyre por thjesht më dha forcë dhe këmbëngulje që unë të arrij të rezultate që kanë sot.
– Ke ndjerë ndonjëherë dëshirën për të tërhequr pas sulmeve që mund të kesh marrë qoftë në rrjete sociale komentet që mund të jenë bërë të gjithë ata që janë të pakënaqur me mënyrën sesi ti ke zgjedhur ta bësh fushatën tënde?
Zegjine Çaushi: Absolutisht jo unë komentet i kam marrë me sportivitetin më të madh, nuk e kam vrarë mendjen fare, e kam vazhduar me forcën dhe këmbënguljen që mua më karakterizon… një vajzë e guximshme që i bëri ballë kësaj fushate në qarkun e Fierit.