35.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Zegjinetë e Doktorit (një rast që tregon se si PD bën biznes me Qeverinë dhe madje e mbron)

    Nga Klodian Tomorri

    Dje Kapitali publikoi nje investigim per rimbursimet fiktive me titull “Kociut i plas bomba ne tregun e ilaceve/ Chiesi zbulon skemë gjigande të rimbursimeve fiktive në Shqipëri nga CFO Pharma dhe Bioplus.”

    Ne mbremje reagoi pronari i kompanise CFO Pharma me nje postim ne Facebook. E pashe reagimin, e mirekuptova dhe madje edhe e publikova.

    Dhe nuk reagova edhe pse ne postim kishte disa fjali, qe meritonin pergjigje, sic ishin ato qe shkrimi ishte sponsorizuar nga nje konkurrent apo aludime te tjera.

    Nuk reagova per dy arsye.

    Se pari, zoti Causholli eshte ne te drejten e tij legjitime te mbrohet dhe te jape versionin e tij.

    Se dyti, Kapitali nuk e ka luften me kompani private dhe biznesmene, por e ka me qeverine.

    Objekti i investigimit dje ishte qeveria, jo CFO Pharma apo Bioplus, sepse keto jane skema korrupsioni qe behen nga qeveria ose agjencite e saj.

    Por sot nje mik me nisi një foto. Kete zonjen (Edi Grimci), qe me quan mua sharlatan dhe me kercenon me gjyq une nuk e njoh, por me thane qe eshte kryetarja e Partise Demokratike ne njesine 9. Paralelisht qenka avokate e zotit Causholli.

    Tani une nuk kam asnje problem me kedo qe punon si avokat. Dhe nuk e kam problem fare qe zonja te beje punen e saj dhe te me therrase ne gjyq. Por kam problem, Nafijet e zellshme, qe marrin guximin dhe me quajne sharlatan.

    Domethene, kryetarja e opozites ne njesine 9 me quan mua sharlatan dhe me kercenon me gjyq sepse denoncova nje skeme korrupsioni te qeverise, qe vjedh edhe semundjen.
    Kohe cudirash jane keto.

    Ne investigojme qeverine dhe na shantazhon opozita pse denoncojme vjedhjet e qeverise.

    Hajde gjeje ca emri t’i vesh kesaj pune?

    Ka dhe me. Gazeta e PD-se doli e para me shkrim te madh sot si kundepergjigje per investigimin.

    Por nuk po merrem me RD-ne se ata mund te kene arsyet e tyre.

    Nuk dua te merrem as me kete zonjen sepse besoj qe nje gazetar, qe godet opoziten hyn ne gjynah.

    Ndaj, Doktor!

    Qe te mos hyj dhe une gjynah, lidhi keto Zegjinete e tua se boll kemi Zegjinete e Ramës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit