14.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Zemra mal që erdhe” – Luizi kujdeset për Kiarën, moderatorja: Mos kujto se të kam falur!

    Moderatorja e njohur, Kiara Tito, është rikthyer sërish në shtëpinë e “Big “Brother Vip” pak orë pas incidentit në kuzhinë. Fillimisht një zarf ka ardhur në shtëpi ku shpjegonte se moderatorja ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

    Më pas pak para mesnatës, ajo është transportuar sërish brenda shtëpisë, ku është mirëpritur nga banorët të cilët kanë qenë të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore.

    Kiara ka shpjeguar se mjekët kanë përcaktuar se ajo ka pësuar një ngërç muskular për shkak të hernie diskales, ndërkohë që në ditët në vijim do i nënshtrohet një regjimi të caktuar.

    Por jo vetëm kaq, pasi Kiara do të kryejë edhe disa seanca fizioterapie për të kaluar këtë situatë.

    Tea Trifoni, Mikela Pupa dhe Luiz Ejlli ishin ata që i qëndruan më pranë moderatores. Madje këngëtari e pyeste herë pas here nëse kishte nevojë për ndonjë gjë si dhe qëndroi në këmbë duke i bërë fresk.

    Teksa Luizi fliste dhe bënte batutat e tij, Kiara i kthehet: “Si shumë konfidenca sot me mua”.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit