11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zerohen mbi 630 mijë ndjekës, mbyllet instagrami i Luizit pas sulmeve të njëpasnjëshme

    E besoni apo jo, por Instagrami i këngëtarit Luiz Ejlli me mbi 630 mijë ndjekës është mbyllur. Nëse bën një kërkim në Instagram ai profil nuk ekziston më, qoftë me emrin e mëparshëm “luiz.ejlli” apo edhe me emrin e të motrës së tij “ina.ejlli”.

    Personat që e manxhonin atë instagram e paralajmëruan që ditën e djeshme se profili i Luizi, kishte rënë pre e sulmeve dhe ishte tentuar të merrej nga persona të tjerë.

    “Fansa të dashur! Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri, familja e Luizit” – thuhej në një postim në InstaStory.

    Nuk dihet nëse profili i Instagramit të Luiz Ejllit është mbyllur për shkak të reporteve të shumta, për shkak të pretendimeve të autorësisë së imazhit të Luizit nga tjetërkush, apo është mbyllur nga vetë familjarët për ta mbajtur sa më të sigurt dhe ta rihapin në momentin kur Luizi të dalë nga “Big Brother Vip Albania”.

    Zerohen mbi 630 mijë ndjekës, mbyllet instagrami i Luizit pas sulmeve

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit