19.5 C
Tirana
E martë, 10 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Zgjedhjet e 11 majit i ftoi Fetiu

    Nga Bledi Mane

    E mbani mend besoj Tiranën e fillimviteve ’90 ku në çdo rrënxë të kryeqytetit shihej truproja e Sali Berishës Izet Haxhia me bandën e bishtpëllumbave të Shik-ut famëkeq. Diku pinin pa paguar, diku rrihnin opozitarë e gazetarë, Qytetin Studenti e kishin kthyer në “tokë t’xanum” dhe kudo kishin mbjellë neveri e urrejtje.

    Bashkë me urrejtjen për udhëheqësin rritej edhe neveria për truprojat e tyre të cilët në vitet e tranzicionit u demaskuan si xhelatë e si sekserë. Nuk kishte rëndësi cilës parti i përkiste udhëheqësi, rojet dhe shoqëruesit e tyre ishin një prerje. Sekserë, matrapazë, gangsterë që me pistoletën e Gardës në brez dhe me mendjen mbushur top abuzonin dhe askush nuk ua tregonte vendin…

    Ndërkohë që u ula të shkruaj kam pyetur pesë të njohurit e mi dhe mezi një prej tyre ia dinte mbiemrin. Nuk e njeh mileti sepse kurrë nuk kapardiset rrugëve të Tiranës me makina të shtrenjta e ti bëjë sfidë policisë.

    Nuk e njohin gazetarët se nuk u ka shkuar kurrë në redaksi apo në shtëpi ti dhunojë e ti masakrojë pse ia shajnë shefin. Nuk ia dimë kë ka familjar, vëlla a motër, fis apo shoqëri sepse familjarët e tij as nuk ndërtojnë e as nuk tenderojnë.

    Fëmijët nuk i lëvizin me pistoleta nën brez me makina luksoze  e nuk bëjnë sherre plazheve të Dhërmiut. Ashtu modest e i heshtur nuk i bën avokatinë asnjë grupi kriminal në vend e nuk i ka skuqur duart as me gjak e as nuk i ka zbardhur me drogë.

    Bën të njëjtën punë qysh nga viti 2003 kur ruante Edi Ramën kryetar bashkie dhe kurrë nuk u bë sekser mes shefit të tij dhe viktimave të shefit të tij në Gërdec apo në 21 janarin e bulevardit.

    Pas një lideri të fortë qëndron një truprojë korrekt dhe besoj kjo idiomë i shkon për shtat Feti Zenelit…

    Shënim i rëndësishën: Autori i këtij shkrimi nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë nga afër truprojën Feti

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit