Zhaklin Lekatari ka rrëfyer se që kur ka marrë detyrën si opinioniste e Big Brother Vip është kërcënuar akoma më shumë.
Ndonëse jam ikonë e gruas së lirë thotë gazetarja, luftoj çdo ditë për lirinë time. Gazetarja tregon se si e përndjekin, i ndalojnë makinën apo edhe i dëmtojmë mjetin shpeshherë.
“Ndonëse jam ikonë e gruas së lirë, luftoj çdo ditë për lirinë time. Komentet janë të vazhdueshme dhe të përditshme. Forcën e gjej te vetja ime dhe te gratë e tjera që më thonë ulërit për ne. Unë marr shumë kërcënime në ditë. Ka dhe ndalesa në rrugë, përndjekje me makinë, dëmtimi i makinës.
Më ndalojnë gjatë gjithë kohës. Dua të nis një kundër reagim në mënyrë që institucionet të ndërhyjnë, të krijohet karta e njeriut, në mënyrë që të gjithë ne të mos dhunohemi për shkak të mendimeve tona.
Kë të padis më parë? Unë kam 100 mesazhe kërcënuese në ditë. I bie të rri te zyra e Policisë. Padis vetëm mesazhet që më kërcënojnë me telefon, ose kur e shikoj që nuk e zgjidh dot, ose kur preket familja ime”, tha Lekatari.