Zhaklin Lekatari ka reaguar së fundmi rreth deklaratës së opionistes së “Big Brother Vip Kosova”, Anita Muçaj Haradinaj.
Kjo e fundit gjatë primet të këtij reality show ka komentuar dy konkurentët, Brikenda dhe Ganisë i cili përflitej se ka një pëlqim për banoren.
Teksa të dy treguan se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një miqësi opinionistja e ofendoi Ganinë duke i thënë atij që është i papërshtatshëm për Brikendën pasi ajoë shtë shumë me e bukur se ai.
“A e ke parë veten në pasqyrë?”– tha Anita.
Përmes një postimi në Instagram, Zhaklina e ka ironizuar opinionisten.
“Nuk e shoh të përshtatshme të komentoj emisionet e tjera, mbi të gjitha kur nuk paguhem për të dhënë opinion, por di të them që: ‘Klasi nuk është ujë’”.- ka shkruar ish-opinionistja e “BBV”.




