Blogerja e seksit, Zhaklin Lekatari ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe intime, nga eksperienca e parë seksuale, tek tradhtia.
Ish-opinionistja e BBV ka pranuar se ka tradhtuar, por edhe që e kanë tradhtuar, teksa u shpreh se “s’është me domosdoshmëri një arsye qëllim për të dëmtuar tjetrin”, por “një problem që problem nuk e zgjidhim me partnerin por e gjejmë zgjidhjen jashtë”.
E pyetur në një podkast nëse është gati të bëhet nënë, Zhaklin Lekatari është shprehur se ideja e të qenurit shtatzënë e tmerron dhe e frikëson.
Ndërsa sa i përket kryerjes së marrëdhënieve seksuale për herë të parë, u shpreh se eksperienca nuk ka qenë edhe aq e mirë.
“Shtatzënia me duket e tmerrshme, djerësis vetëm kur e mendoj. Më duket e tmerrshme që do rrish 9 muaj, do kesh një njeri brenda vetes tënde, Sado më duket e forte se jep jetë dhe është fuqi e madhe, por kjo fuqia e madhe më frikëson shumë. Nuk e di si i bën gjërat që bën. Nuk besoj tek instikti i nënës”, tha ajo.
Çfarë është seksi për ty? Si ka qenë përvoja e parë seksuale
Dëshirë! Marrëdhënia ime e parë seksuale nuk ka qenë gjë të them të drejtën sepse isha 16-vjeçe dhe personi tjetër 2 vite më i madh. Nuk kishim eksperiencë, dhe kishim të dëshirë për të eksploruar.
Por ka shumë siklet, obobo çfarë duhet të bëj, gjëra jo të bukura vizualisht. Nuk e di të them a pati një marrëdhënie seksuale, a bëmë realisht seks. Marrëdhënia me seksualitetin nuk ka qenë e mirë deri në moshën 25-vjeçare. Kam pasur të dashur, por nuk mendoj se kam bërë seks në mënyrë të vetëdijshme.
Sa ka qenë lidhja më e gjatë?
Kam pasur lidhje të gjata 6-vjeçare. Ose krijoj lidhje të gjata, ose rri vetëm fare. Kam marrëdhënie intime me dikë, por jo me një partner. Vajzat të duan veten, të bëjnë dashuri me veten e tyre nëpërmjet masturbimit, të blejnë lodra seksuale.



