8.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zhaklina: Dua një burrë të huaj, jam e zhgënjyer nga meshkujt shqiptarë

    Zhaklin Lekatari e bërë e famshme si opinioniste e ‘Big Brother VIP Albania’ është zhgënjyer nga meshkujt shqiptarë.

    Lekatari u shpreh në ‘Ftesë në 5’ se mes burrave shqiptarë dhe të huaj, zgjedh këto të fundit.

    Ajo deklaroi se është zhgënjyer shumë nga shoqëria shqiptare e nuk beson se një mashkull shqiptar do donte të ishte në krah me një grua që merr komente të tilla.

    “Një burrë modern. Ndoshta një të huaj. Jam zhgënjyer shumë nga shoqëria shqiptare se të merr të hedh, si t’i dojë qejfi asaj.

    Frustrimi kulturor që ne kemi në këtë moment është shumë i tmerrshëm. Jam shumë e shqetësuar për të ardhmen e vendit. Ne kemi nevojë për një dorë të hekurt më të madhe, që të na mbështesë dhe të shkojmë aty ku ne nuk shkojmë dot.

    Nuk më kanë prishur punë komentet në një lidhje tani, se nuk ka lidhje aktuale. Po janë shumë problem kur ti bën një punë të tillë. Se ai personi që do jetë partneri yt, do marrë pjesë në këtë gjë e nuk e di nëse ai do të marrë pjesë në këtë gjë. Është shumë e vështirë të gjesh dikë që mund të jetë me ty”, tha Zhaklina.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit