8.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Zhduket” ish- fituesi i Big Brother Albania, vëllai jep alarmin

    Ish-fituesi i Big Brother Albania 5, Arbër Zeka, që aktualisht është gazetar i RTK-së, është gjetur i dehur në një motel në Çagllavicë, pak orë pasi familja e raportoi në Polici se ishte zhdukur.

    Lajmi është bërë i ditur nga burime të gazetës online Reporteri brenda autoriteteve të sigurisë.

    I vëllai i gazetarit e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës dje rreth orës 17:00, se Arbër Zeka nuk kishte komunikuar fare që nga mbrëmja e së mërkurës, rreth orës 21:30 kur kishe dalë nga shtëpia.

    Pas kësaj, Policia ka angazhuar hetuesit rajonalë dhe ata të krimeve të rënda, të cilët siç mëson gazeta online Reporteri, para pak minutash, e kanë gjetur në gjendje të dehur ish-fituesin e “Big Brother Albania”, në një motel në dalje të Prishtinës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit