7.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Zhduket kontrata origjinale e koncesionit të sterilimit, SPAK: Nuk është as në arkivat e Ministrisë së Shëndetësisë

    Kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit është zhdukur dhe nuk gjendet as në arkivat e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas SPAK-ut. Ky skandal pritet ta zgjerojë edhe më tej hetimin e prokurorisë për çështjen në fjalë.

    “Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

    Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse.

    Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”, thuhet në dosje.

    Deri tani për koncesionin e sterilimit janë lëshuar 8 urdhërarreste mes të cilëve ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj e biznesmeni Ilir Rrapaj janë lënë në arrest me burg nga Gjykata e Posaçme ndërsa të tjerë me arrest në shtëpi ose detyrim paraqitjeje.

    Koncesioni sipas SPAK-ut ka shkelje të ndryshme ndërsa dëmi ekonomik llogaritet rreth 76 milionë euro.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit