21.6 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Zhgënjim total për të gjithë ata që të përkrahën”, Arbana Osmani përgjigjet për dasmën bunker

    Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre së fundmi në një dasmë private në Toskanë të Italisë, pjesë e së cilës ishin miq, familjarë dhe kolegë.

    Një prej kushteve strikte të dasmës ishte ruajtja totale e privatësisë, duke ndaluar postimin në rrjete sociale për të gjithë të ftuarit.

    Ky kusht duket se nuk i ka pëlqyer disa prej ndjekësve të moderatorës, të cilët janë shprehur “të zhgënjyer” nga fakti që nuk janë përditësuar me foto nga dasma.

    Disa prej tyre e kanë shprehur pakënaqësinë edhe në rrjete sociale.

    Teksa Arbana poston foto nga muaji i mjaltit në Dolomites, dikush i shkruan: “Zhgënjim total për të gjithë ata që të ndoqën e përkrahën në këto vite, uroj të jesh mirë”, koment të cilin Arbana s’e la pa përgjigje.

    “Ata që më duan, më kuptojnë”, ia ktheu ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit