9.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Zjarre partizane dhe rrethim Kryeministrie” – Nard Ndoka trondit me skenarët e protestës së Berishës: Do jetë dyfish më agresive se e para

    Protesta e 10 shkurtit u shoqërua me molotovë, përplasje me policinë, të plagosur e të arrestuar. Por sipas Nard Ndokës, ajo që do të ndodhë sot do të jetë dyfish më agresive. Ndoka ka zbuluar skenarët e mundsëm të Partisë Demokratike ku tha se mund të përdoren forma të tjera.

    Ai tha se ka mundësi të ketë një qëndresë më afatgjatë, zjarre partizane e deri te rrethim të Kryeministrisë. Sipas tij nuk përjashtohen edhe grevat e urisë nga grupi parlamentar.

    “Protesta ka skenaret e veta, por është në varësi të zhvillimeve e këmbënguljes së qytetarëve. Pa diskutim që opozita do të ketë të gjithë skenaret e mundshëm. Protesta nuk do të jetë fotokopje e 10 shkurtit.

    Do të jetë e ashpër por edhe me forma të tjerë. Mund të jetë një qendresë afatgjatë. Do të ketë zhvillime interesante pasi kemi përballë një regjim të konsoliduar. Protesta është e vetmja mënyrë sot. As zgjedhjet nuk japin shpresë.

    E vetmja shpresë që ta largojmë këtë kryeministër është protesta. Ka propozime të ndryshme, që edhe të rrethohet kryeministria, të ketë përqendrim më të madh, mund të devijojë edhe në varësi të mbështetjes së qytetarëve.

    Mund të ketë grevë urie të grupit parlamentar,  mund të ketë zjarre partizane si dikur në bulevard, e qëndresa të gjata. Janë disa skenarë, por kjo është në dorë të qytetarëve. Kjo është qëndresë dhe sakrificë. Nëse me 10 shkurt kishim një protestë agresive, me datë 20 do ta kesh dyfish më agresive” tha ai për Report TV.

    Kujtojmë se gjatë protestës së oranizuar nga Partia Demokratike më 10 shkurt, mbetën të lënduar 19 efektivë policie, e ranë në pranga 21 shtetas. Dhuna e ushtruar nga militantët e PD u dënua fortë nga mazhoranca.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit