Këto ditë ka nisur një garë e ethshme, me kandidatë për president.
Dy janë kandidatët më të fortë oër momentin, të cilët janë vetëshpallur: Sazan Guri dhe Elena Kocaqi.
Por ne kemi zbuluar një kandidate të tretë, që është edhe më e fortë se dy të parët, pasi ndryshe nga ata, ka edhe formim juridik, gjë që është e rëndësishme për t’u zgjedhur president.
Ajo është Eni Çobani, e cila përveçse juriste, është edhe femër, një kriter ky që po theksohet shumë për presidentin e ardhshëm.
Në galerinë e mëposhtme ndërkohë do të gjeni disa thënie të mençura të zonjës Eni, të cilat e bëjnë atë një figurë më se të pranushme për presidente.