Këngëtari i njohur Skerdi Ago ka përfunduar në spital ditën e djeshme, ndërsa ka ndarë edhe një mesazh për ndjekësit e tij.
Ndonëse nuk dihet nëse Skerdi është shtruar vetë në spital apo nëse ka një njeri të afërm, situata duket serioze pasi ai bën thirrje që njerëzit të mos fokusohen te luksi, por te dhurata e jetës që Zoti u ka dhënë.
“Mos u ankoni nëse nuk keni diçka që nuk po e shijoni për momentin ose nuk po ju plotësohet se jeta ka gjëra më me rëndësi për t’u shqetësuar…
Mos ikni mbas kërkesave luksoze të kësaj jete sepse Zoti të sprovon në një mënyrë që s’të duhet më asgjë po thjesht shëndeti i mirë”, shkruan ai në rrjetet sociale.



