15.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Zotin ju kemi lënë”: Familjarët e Eglit reagojnë ndaj thashethemit që po përhapet në rrjet

    Familjarët e Egli Takos kanë reaguar ashpër pas përhapjes së një thashethemi në rrjetet sociale, i cili pretendonte se këngëtarja kishte humbur një fëmijë gjatë lidhjes së saj me aktorin Olsi Bylyku.

    Thashethemi u bë viral në rrjet pasi nisi të qarkullonte një screenshot i një InstaStory të supozuar, ku thuhej se është postuar nga Egli rreth dy vite më parë. Në të, shkruhej:

    “Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. (derisa të takohemi sërish flokë bore). Mami të do!”

    Për shumë njerëz, ky postim u interpretua si një përjetim i një humbjeje personale, më saktë një fëmijë. Por familjarët – të cilët menaxhojnë edhe profilin e saj në Instagram – i kanë mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe duke dënuar ashpër mënyrën se si po spekulohet mbi jetën private të artistes.

    “Latë nam. Zotin ju kemi lënë se ju qenkeni fundi, s’ka më keq!”

    “Zotin ju kemi lënë”: Familjarët e Eglit

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit