17.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Zv.ministri i Ekonomisë habit Grida Dumën: Jam fans i Luizit, Benet Beci fitoi prej tij

    Në një bashkëbisedim me Grida Dumën për fitoren e Benet Becit në Shkodër, zv.ministri i Ekonomisë Besart Kadia, tregon se e kishte takuar Luizin në ambientet e Top Channel dhe i tha se Beci ka fituar prej tij.

    Madje Kadia shprehet se është fans i Luizit dhe madje ka bërë edhe foto me të.

    Besart Kadia: Takova Luizin poshtë dhe i thashë që prej teje fitoi.

    Grida Duma: Këtë e krijove apo ka ndodhur?

    Besart Kadia: Jo, kam dhe foto po deshe.

    Grida Duma: Edhe ti je një fans?

    Besart Kadia: Po patjetër, dua mbështetjen e tij.

    Grida Duma: Sa mirë, një zv.ministër fans!

    Besart Kadia: Dua mbështetjen e tij për të fituar (qesh).

    Ergys Mertiri: Ai ishte fans i Berishës.

    Besart Kadia: Ore fans ka qenë edhe Grida, edhe unë ndoshta.

    Grida Duma: Jo, ne nuk kemi qenë fans, ne jemi kontributorë. Sot që ti je fansi i një show bizi është jam, por ne jemi kontributorë të djathtës etj, etj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit