17.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Zvicerani, operator turistik në Përmet – Historia e dashurisë së Tobi Gessler me Shqipërinë

    Mes mikpritjes përmetare, takojmë një zviceran që nuk u kthye më në vendin e tij.

    Tobi Gessler erdhi si turist, por dashuria për Shqipërinë e bëri të marrë ketë vendim. Sot, ai është një nga ata të huaj që përveç se  quajnë vendin tonë “shtëpi” ndihmon të huajt që të zbulojnë thesaret natyrore dhe kulturore të vendit tonë.

    Po, është një eksperiencë shumë e bukur. Pak fillimi, por pastaj dashurohesh më Shqipërinë. Jam stabilizuar. Ndjehem shumë mirë, koha fluturon dhe pse jo 10-20 vite më shumë”, tha Tobi Gessler, operator turizmi.

    Për të, përshtatja nuk ka qenë e vështirë, pasi siç thotë vetë, njerëzit këtu ia kanë bërë më të lehtë qëndrimin.

    “Jemi të privilegjuar mendoj në Shqipëri sepse jeni popull i butë, me mikpritje. Për mua është eksperiencë e bukur. E shkruaj dhe gjuhën shqipe”, shtoi ai.

    Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë të huaj si Tobi po zgjedhin Shqipërinë, jo vetëm për ta vizituar, por edhe për të jetuar e punuar këtu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit