18.5 C
Tirana
E premte, 5 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Zyrtari i DASH refuzoi takimin me Altin Dumanin në minutat e fundit” – Çim Peka “zbulon” nga Tirana të pathënat e vizitës së kreut të SPAK në Uashington

    Dy ditë më parë Departamenti i Shtetit amerikan, përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të pritej pasditen e asaj dite në zyrtari i lartë i Byrosë, Brendan Hanrahan.

    Sipas njoftimit Dumani do të pritej në zyrë nga vetë Hanrahan ku dhe do të zhvillonin një takim me dyer të mbyllura dhe se nuk do të kishte një prononcim për mediat.

    Por Çim Peka ka “zbuluar” të pathënat nga kjo vizitë e kreut të SPAK në Departamentit e Shtetit në Uashington.

    Peka thotë se Brendan Hanrahan,  zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ka refuzuar takimin në minutat e fundit.

    “Brendan Hanrahan, zyrtari i larte qe kishte takim me Altin Dumanin, ja refuzoi takimin ne minutat e fundit. Dumani u prit ne DASH nga zyrtar i nivelit shume me te ulet”, shkruan Peka, i cili më tej shton se një ndër pyetjet me të cilat kreu i SPAK u përball në këtë takim ishte për çështjen “McGonigal”.

    “Altin Dumani u perball me nje pyetje nga ky takim: Pse nuk avancohet me ceshtjen McGonigal?”, shton Peka.

    Postimi i plotë:

    Refuzimi dhe mashtrimi i “turit” Dumani ne DASH!

    Brendan Hanrahan, zyrtari i larte qe kishte takim me Altin Dumanin, ja refuzoi takimin ne minutat e fundit. Dumani u prit ne DASH nga zyrtar i nivelit shume me te ulet.

    Altin Dumani u perball me nje pyetje nga ky takim:

    Pse nuk avancohet me ceshtjen McGonigal?

    Tani, per te gjitha mediat e SPAK dhe ato qe kane hall ne SPAK e shantazhohen prej saj.

    Pse nuk i kerkoni nje sqarim DASH per takimin? Pse nuk e pyesni Dumanin per anullimin dhe mesazhin qe ju dha nga zyrtaret rezerve ne takim?

    Se cfare porosish i ka dhene Rama po u’a them une:

    -Rri larg Belinda Ballukut

    -Rri larg Ogerta Manasterliut

    -Rri larg “Kordinatorit”

    -AKSH-in harroje qe ekziston

    Ps: Ne fund Rama do tallet me Dumanin sic ka bere me dibranet e tjere para tij!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit