20.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Zyrtarisht, Keisi dhe Stresi janë bashkë: Dashuria jonë është pa kushte

    Keisi dhe Stresi kanë sqaruar (më në fund) raportin mes tyre, i cili herë pas herë na ka surprizuar. Nga dedikimet e dashurisë, akuzat për tradhti, divorc dhe ribashkim, dyshja së fundmi u shfaqën në një videoklip së bashku, duke na konfuzuar sërish të gjithëve.

    “Sa t’kam dasht” ishte kënga e Stresit, ku Keisi u shfaq si protagonist. Detaje lidhur me këngën, por edhe raportin mes tyre, dyshja i kanë ndarë në një intervistë për “Revista Who”.

    Fillimisht, Keisi ka sqaruar se si pranoi të ishte pjesë e këtij projekti.

    “U riktheva në Shqipëri për të takuar të afërmit e mi, mes tyre sigurisht edhe Arkimedin me familjen e tij. Por, për shkak të angazhimeve të shumta në Kanada, koha për pushime ishte e kufizuar.

    Hera ime e dytë ishte posaçërisht për të. Ai më kërkoi të isha pjesë e videoklipit të këngës që më kishte dedikuar. Unë kam qenë dhe do të mbetem gjithmonë fansja dhe mbështetësja e tij më e madhe, ndaj, sigurisht që pranova të bëhesha pjesë e projektit të tij më të bukur (haha).”

    Nga ana tjetër, Stresi theksoi se prezenca e Keisit në klip ishte qershia mbi tortë.

    “Pak para përfundimit të albumit, më duheshin edhe dy këngë për ta mbyllur. Në një bisedë në WhatsApp mes meje dhe Keisit, iu shpreha asaj: “A e sheh të kemi prapë një të ardhme bashkë?” dhe përgjigja e saj ishte: “eh, ka ikur koha jonë”. Të nesërmen do udhëtoja për në Itali dhe në atë moment, më erdhi ideja.

    Kjo këngë është bazuar pikërisht në tekstet tona në WhatsApp. Sapo mbërrita, hyra direkt në studio për të realizuar “Sa t’kam dasht”. Duke qenë se teksti është bazuar në fjalët e saj, prezenca e saj në klip ishte vërtet qershia mbi tortë. Nuk do të kishte pasur të njëjtin impakt një aktore, sa vetë personi në fjalë”, tha ai.

    Por, si është marrëdhënia e tyre sot? Sipas Keisit, shumë më ndryshe se dikur: posesiviteti i ka lënë vend dashurisë së pakushtëzuar.

    “Marrëdhënia jonë sot mendoj se është shumë më e pjekur. Është e bazuar në respekt, mirënjohje dhe mbështetje. Dashuria mes nesh ka qenë e flaktë, të paktën nga ana ime. Unë kam qenë e marrosur, ahaha! Stresi im vinte nga Stresi vetë domethënë, por edhe lumturia ime vinte nga ajo e tij. Nëse dikur kishim një dashuri posesive dhe prisnim reciprocitet, sot mendoj se është një dashuri pa kushte dhe e paimponuar.”

    Patjetër, aty ku ka dashuri (pa kushte), ka edhe xhelozi. Stresi tregoi se gjatë regjistrimit të klipit ka pasur edhe momente të tilla.

    “Në fakt, jam acaruar shumë se po e shihnin shumë meshkujt, haha. E lashë xhirimin për një moment, u qetësova dhe u ktheva. U përmbajta, duke qenë se isha në moment pune dhe më duhej të dilja në profesionin tim. Përtej kësaj ma bëri më të lehtë, sepse i dha klipit një frymë tjetër.

    Ajo edhe më njeh dhe e dinte që isha i stresuar, sepse një nga ditët që po xhironim unë po e nxirrja albumin, plus kisha edhe koncertin në mbrëmje.

    Mundohej të bënte shaka apo të përshtatej. Shkoi deri në atë pikë sa për të realizuar një skenë, u desh që Keisi të dilte më e gjatë, dhe vetëm kur kthej kokën, e shoh me tullë në dorë. E kishte gjetur dhe e solli. I thashë: “Po ka njerëz të tjerë për këtë punë,” por ajo donte në çdo rast të më lehtësonte dhe të ishte një ndihmë.”, shtoi ai.

    Njësoj si Keisi, edhe Stresi mendon se të dy tanimë janë më të maturuar, ndaj është mirënjohës për suportit që ajo i ka dhënë përgjatë gjithë kohës.

    “Realisht po, shoh një Keisi tjetër në sjellje. Ajo ka qenë gjithmonë perfekte në sjelljen e saj, por tani është rritur dhe është pjekur shumë, e matur, e vendosur, më surprizon çdo ditë e më shumë. Jam shumë kurioz. Gjithmonë i kam shprehur respektin dhe mirënjohjen publikisht. Keisi është një vajzë shumë shumë e mirë. Është pak e rezervuar normalisht, vitet bëjnë të vetën, dhe e kuptoj plotësisht, s’ka faj, haha!”, shtoi ai.

    Epo, mbizotëroftë dashuria!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit