13.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zysha e PD i tregon Berishës: Gjirokastra do kthehet në qytetin e qofteve, kryetari i bashkisë me ministren u këndojnë labçe turistëve

    Irena Shehu, një zyshë në pension, e pranishme në takimin e Sali Berishës në Gjirokastër, pyeti kryetarin e PD-së nëse kur të vijë në pushtet do t’i riktheje qytetit institucionet që i kanë ikur.

    Ajo bëri ironi me kryetarin e bashkisë, Flamur Golemi dhe ministren Mirela Kumbaro teksa tha:

    “A do të mundet PD t’i kthejë institucionet që janë larguar, përndryshe Gjirokastra do të kthehet në qytetin e qofteve, të qifqive sic ka mbetur; të këngës polifonike labe që këndohet nga prilli derisa mbaron sezoni, ku ndonjëhere për të kënaqur turistët ia merr këngës kryetari i bashkisë, ia kthen ministrja e Turizmit dhe mban iso gjithë enturazhi”, tha Irena Shehu.
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit