Nesër mbushen 15 vite nga masakra e 21 Janarit 2011, kur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë katër protestues të pafajshëm gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste kundër qeverisë së asaj kohe, të drejtuar nga Sali Berisha.
Në prag të këtij përvjetori, deputeti socialist Erion Braçe i cili është dhe kritiku brenda të majtëve ka ripostuar fjalën e tij të mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, në dhjetor të 2023, duke kërkuar drejtësi për katër protestuesit të cilëve ju pre jeta padrejtësisht në mes.
Deputeti socialist thekson se asnjëherë nuk do të “përmbahet” dhe se nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi, pasi më 21 Janar të 2021 ka ndodhur një pushkatim politik nga shteti, një ngjarje e paprecedentë kjo në një vend demokratik.
Ai thekson se pavarësisht rëndësisë së krimit, për 15 vite me radhë askush nuk është shpallur fajtor, askush nuk është dënuar dhe askush nuk ka vuajtur dënim me burg për vrasjen e katër qytetarëve.
Kujtojmë se më 12 mars 2024, Gjykata e Lartë, pas vendimit të Strasburgut, urdhëroi SPAK-un të hetojë 21 Janarin si krim shtetëror dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.
Në korrik të po atij viti, SPAK njoftoi se kishte regjistruar zyrtarisht procedimin penal për vrasjen e katër protestuesve. Deri më tani në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje është pyetur edhe Sali Berisha si dhe Lulzim Basha.
Postimi:
15 VITE NESER
PERSE DUHET TE PERMBAHEM?? PERSE??
FORCA VDEKJEPRURESE, PERDORIMI I FORCES VDEKJEPRURESE ESHTE MONOPOL I SHTETIT.
POR NE KUSHTE TE LIGJSHME AMA!
PERDORIMI I FORCES VDEKJEPRURESE NGA SHTETI,
NE SHKELJE TE LIGJIT ESHTE VRASJE ME DASHJE, PUSHKATIM!
PUSHKATIM KA NDODHUR!
ESHTE I VETMI PUSHKATIM POLITIK NGA SHTETI
NE DEMOKRACI!
ASNJE I SHPALLUR FAJTOR PER PUSHKATIMIN,
ASNJE I DENUAR, ASNJE NE BURG NE VUAJTJE TE DENIMIT!
15 VITE IMUNITET!



