spot_img
spot_img

Gjyqtarët kërkojnë në Kushtetuese rritjen e pagave, Edi Rama: Uroj që të mos e lejoni këtë turp kombëtar, respekt për SPAK!

spot_img

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nga Kryeministria, godina tjetër përballë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u kërkuar të mos lejojnë atë që ai e quan turp kombëtar të gjyqtarëve.

Në këto momente, në institucionin e vetëm që shqyrton kushtetutshmërinë e akteve dhe ligjeve në Shqipëri, po zhvillohet mbledhja me kërkesë të dy shoqatave të gjyqtarëve, të cilët kërkojnë të drejtën që të vendosin vetë për rritjen e pagave.

Sipas Edi Ramës, ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uron që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë, duke theksuar se nëse do të ndodhë, ai do të kthehet në një turp kombëtar sepse Shqipëria do të jetë shteti i parë në botë.

“Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, shkruan ndër të tjera kryeministri në reagimin e tij.

Edi Rama thekson se pavarësisht kërkesës për të rritur pagat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, gjyqtarët janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që qeveria e tij i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor.

“Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!

Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave – ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar”, shkruan Edi Rama.

Gjyqtarët kërkojnë në Kushtetuese rritjen e pagave, Edi Rama

Lajmet e fundit