spot_img
spot_img

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

spot_img

Nga Ben Blushi

Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit.

Pra çdo të thotë Tiranë?

Kush e tha i pari këtë fjalë?

Në cilin vit?

Pse u përdor ky emër dhe jo një tjetër?

Versionet që kanë qarkulluar janë pesë dhe po i përmbledh.

Disa thonë se emri Tiranë vjen nga një kala, disa thonë se vjen nga një prodhues vere, disa besojnë se vjen nga fjala djathë, disa nga thurrja e një triko leshi dhe disa të tjerë se vjen nga Teherani, kryeqyteti i sotshëm i Iranit.

Me pak fjalë Tirana u themelua në vitin 1614 si një lloj Teherani i Ri, apo New Teheran, një Teheran Evropian.

Por sipas meje emri nuk vjen as nga një copë djathë, as nga një triko leshi, as nga prodhuesi i dehur i verës, as nga kalaja e Turjanit dhe as nga Teherani.

Unë besoj se emri i Tiranës vjen nga fjala tiran që është një fjalë pellazge e cila përshkruan një njeri që rrëzon mbretërit dhe qeveris në emër të popullit.

Në fillim tiranët ishin demokratë, popullorë por me kalimin e kohës u bënë të egër dhe gjakatarë.

Askujt nuk duhet ti vijë keq që fjala Tiranë vjen nga fjala tiran.

Për të kuptuar argumentet që më kanë shtyrë të besoj se tirani i parë ka jetuar disa mijëra vjet më parë në zonën e Tiranës së sotshme duke i dhënë qytetit tonë emrin e vet, lexoni romanin tim Historitë e Çmendura të Tiranës që është në çdo librari.

Lajmet e fundit