spot_img
spot_img

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

spot_img

Hendeku ekonomik mes qarqeve bëhet edhe më i dukshëm te PBB-ja për frymë. Në vitin 2024, ky tregues arriti në rreth 15.454 euro në qarkun e Tiranës, afro 47% mbi mesataren kombëtare prej 10.515 eurosh.

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

Në skajin tjetër qëndron Kukësi, me vetëm 5.645 euro për banor, rreth 46% nën mesataren e vendit.

Kështu, PBB-ja për frymë në Tiranë është rreth 2,7 herë më e lartë se në Kukës, me një diferencë prej afro 9.809 eurosh për banor në vit.

Shifrat tregojnë përqendrimin e aktivitetit ekonomik në kryeqytet dhe pabarazinë e theksuar mes qarqeve. PBB-ja për frymë mat vlerën e prodhimit ekonomik për banor, jo pagën apo të ardhurat që merr secili qytetar.

Lajmet e fundit