spot_img
spot_img

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?

spot_img

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro në periudhën janar-shtator, teksa 2026-a po profilozohet si një tjetër vit i artë për sektorin financiar.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Shoqata e Bankave tregojnë se në fund të shtatorit të vitit 2026, fitimi neto kumulativ i të 12 bankave që operojnë në vend arriti në rreth 27.4 miliardë lekë ose 301 milionë euro. duke u rritur me mbi 5.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?

Tregu mbetet i përqendruar tek disa lojtarë të mëdhenj, me dy bankat kryesore që kontrollojnë më shumë se gjysmën e të gjithë fitimit të realizuar në vend.

Banka Kombëtare Tregtare konfirmohet sërish si makineria më fitimprurëse e sistemit. Sipas të dhënave, BKT ka arkëtuar një fitim neto kumulativ prej 101.67 milionë Euro (9.24 miliardë Lekë), duke zënë 33.7% të të gjithë përfitueshmërisë kombëtare.

Në vendin e dytë renditet Raiffeisen Bank, fitimi i së cilës për 9 mujorin rezultoi 61.34 milionë Eurove (5.57 miliardë Lekë) ose rreth 20.3% e të gjithë tregut.

OTP Albania, konsolidohet si banka e tretë më fitimprurëse në vend me një fitim të pastër prej 33.02 milionë Eurove (3.0 miliardë Lekë). Ndërkohë që Tirana Bank dhe Banka Amerikane e Investimeve mbyllin pesëshen e parë duke kontribuar përkatësisht me 26.63 milionë Euro (8.8%) dhe 25.17 milionë Euro (8.3%) të tregut.

Asetet e sistemit prekin vlerën 26.7 miliardë uro

Ky zgjerim galopant i fitimeve po ecën paralelisht me rritjen e volumit të përgjithshëm të sektorit. Asetet totale të të gjithë sistemit bankar prekën vlerën e 26.79 miliardë Eurove (2.43 trilionë Lekë).

Njëkohësisht, depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në banka kanë thyer një tjetër tavan historik duke arritur në 22.18 miliardë Euro (2.01 trilionë Lekë).

Rritet punësimi dhe degët

Për të përballuar këtë volum masiv transaksionesh dhe investimesh, bankat nuk i kanë kursyer burimet njerëzore dhe shtrirjen në terren. Numri i të punësuarve në sektor është rritur në 8,007 punonjës, me një rritje prej mbi 7 për qind krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu, rrjeti fizik i degëve u zgjerua në 447 pika në të gjithë vendin, ku shtrirjen më të madhe e gëzojnë BKT (62 degë), Credins (52 degë) dhe OTP Albania (50 degë).

Në përfundim, ky 9-mujor po dëshmon se pavarësisht forcimit të Lekut dhe luhatjeve gjeopolitike, bankat në Shqipëri po funksionojnë si një makinerie e vërtetë financiare, duke prodhuar mbi 301 milionë Euro fitim të pastër vetëm në 9 muaj. (Kapitali.al)

Lajmet e fundit