Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve të tregohen më të përgjegjshëm gjatë atentateve, pasi kohët e fundit persona krejt të pafajshëm kanë krijuar probleme duke u gjendur pikërisht aty ku vrasësit kishin planifikuar të qëllonin.
“E kuptojmë që keni punë, pini kafe, çoni fëmijët në shkollë, por edhe atentatori ka një agjendë.”
Autoritetet po shqyrtojnë edhe një fushatë të re ndërgjegjësimi me sloganin “Mos pengo vrasjen”, ndërsa familjarëve të viktimave të pafajshme iu kërkua të tregojnë mirëkuptim:
“Pak punë kanë vrasësit të gjejnë shënjestrën, tani duhet të kontrollojnë edhe kush ka dalë për bukë.”



