spot_img
spot_img

“Mund të zhduket Partia Demokratike” – Gazetari bën paralajmërimin: Shikoni çfarë ndodhi në Serbi!

spot_img

Gazetari Mentor Nazarko paralajmëroi se Partia Demokratike rrezikon të zhduket. Nazarko solli si shembull zhvillimet në vendet e Europës Lindore, ku, sipas tij, partitë antikomuniste të krijuara në vitin 1990 nuk ekzistojnë më.

Nazarko përmendi edhe Serbinë, ku pati protesta sudentore anti-qeveritare sikurse në Shqipëri, dhe është zhdukur opozita tradicionale.

Gazetari theksoi se faktori kohë është vendimtar, veçanërisht për shkak të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, të cilat janë shumë pranë.

“Duhet një kandidaturë e përbashkët, me këtë opozitë apo pa këtë, se mund edhe të zhduket Partia Demokratike. Në të gjithë vendet e Lindjes, partitë anti-komuniste që janë themeluar në 1990-ën, nuk ekzistojnë më.

Në Serbi u zhduk opozita tradicionale. I gjithë problemi është lufta për kohën. Zgjedhje e Tiranës janë te porta, kështu nëse shkohet me projekt, me një fytyrë, qoftë edhe me opozitën tradicionale…”

Lajmet e fundit