spot_img
spot_img

Një grua e vdekur, një grua e gjallë

spot_img

Nga Bledi Mane

Me Arlinda Zekajn në Kosovë mbaruan punë shumë shpejt. Policia e braktisi, prokuroria e injoroi, gjykata e poshtëroi, kunati e vrau, opinioni publik tani u kujtua ta qajë…

Në Shqipëri sapo filluan. Po e linçojnë ngado, po e fyejnë kudo, po e masakrojnë virtualisht, duan ta dhunojnë fizikisht. Ajo nuk ka probleme as me burrin e as me kunatin. Të vetmin problem ka lirinë që i takon edhe me ligj.

Mendon, artikulon, flet si grua e lirë në një vend të lirë por turma me hunj e me tastjera telefonash e ka vënë përpara për ta goditur rëndë që nëpërmjet saj ti japin mësim të mirë çdo gruaje e çdo burri tjetër që flet lirshëm atë që mendon e që është legale.

Ndërkohë asnjë televizion, asnjë portal, asnjë gazetar, asnjë organizatë, asnjë ambasadë nuk po thotë një fjalë për ta mbrojtur…

Kostana Morava është në rrezik, fol dhe ti një fjalë se ndoshta nesër do të masakrojnë edhe ty. Bashkë me Kostanën edhe Atdheu është në rrezik, duan të na groposin edhe mendimin, edhe fjalën, duan të na groposin edhe lirinë këta kunetërit e terrorit e të injorancës.

Atje lart një grua e vdekur nga dora e një burri, këtu poshtë një grua e gjallë nën kërcënimin e një turme. Mes tyre qëndron heshtja jonë vrastare!

Lajmet e fundit