spot_img
spot_img

Edi Rama shpall Erion Veliajn armik: Financoi protestat për rrëzimin tim

spot_img

Edi Rama ka dalë hapur dhe e ka shpallur Erion Veliajn puçist, pjesë të komplotit për rrëzimin e tij nga pushteti dhe, pasi e syrgjynosi në burgun e Fierit, ka vendosur t’u mbyllë gojën edhe atyre pak socialistëve që guxuan të kërkonin shpjegime për trajtimin e kryebashkiakut të Tiranës.

Në mbledhjen e zhvilluar me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri i ka vënë kapak një herë e mirë debatit që sa po çelte brenda Partisë Socialiste pas transferimit të papritur të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Për Ramën, çështja nuk ka më të bëjë me të drejtat e një të paraburgosuri apo me ligjshmërinë e vendimit për transferimin e tij, por me një komplot kundër pushtetit, në krye të të cilit ai ka vendosur tashmë ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë.

“Kam marrë informacione të sakta dhe të verifikuara që Erjon Veliaj ka dashur të më rrëzojë nga pushteti dhe se ai ka financuar grupe njerëzish për të dalë në protestat e javëve të fundit” mësohet t’u ketë thënë Rama të pranishmëve në mbledhje.

“Nuk dua të dëgjoj më se ka të drejta apo se nuk ka të drejta Veliaj për trajtimin e tij në burgje” ka thënë Rama. “Kush merret me atë, është me atë” u ka vënë ai kapak diskutimeve, me një kërcënim që nuk linte shumë vend për interpretime.

Në shënjestër bashkë me Veliajn  ka qënë edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, i shenjestruar prej Ramës si mëkëmbësi kryesor i Veliajt në rrethanat e mungesës së lirisë.

Lajmet e fundit