spot_img
spot_img

Altin Dumani dhe polici i plagosur

spot_img

Nga Bledi Mane

Uragani i turmës po i afrohej lagjes, thyerjet e xhamave shoqëronin çdo klithmë, errësira ndihmonte qytetit të fshihej ndërsa nga dritarja e një apartamenti një burrë i hutuar shikonte plot ankth. Lëshoi perden nga dora dhe rrëmbeu telefonin:

-Alo Policia? Jam prokurori special Altin Dumani, drejt pallatit tim po vinë turmat e protestuesve. Dërgoni urgjentisht policë të më mbrojnë!

Ditën tjetër turma po i afrohej një godine ministrie, thyerjet e xhamave shoqëronin çdo klithmë, drita e diellit përplasej mbi syzat e errëta të protestuesve ndërkohë një telefonatë urgjente kërkonte ndihmë:

-Alo 129? Jam prokurori special Altin Dumani, drejt zyrës ku punon gruaja ime po shkon turma e egërsuar e protestuesve. Dërgoni urgjentisht policë të mbrojnë bashkëshorten time!

Ditën e tretë turma po protestonte rreth një shkolle, nxënësit brenda shikonin mësuesit, mësuesit shikonin nga dritaret, qyteti dukej i trembur. Një zile e gjatë nuk pushonte në telefon:

-Alo Policia? Jam prokurori special Altin Dumani, protestuesit kanë rrethuar shkollën e fëmijëve të mi. Dërgoni urgjentisht policë të më mbrojnë fëmijët!

Të nesërmen turmat e protestuesve u shpërnda nëpër qytet. Zjarre, gurrë, maska, thyerje, ujë me piper, gaz lotsjellës, plagosje gjak. Një telefonatë urgjente kërkonte ndihmë:

-Alooooo 129, alooo Policia! Jam prokurori special Altin Dumani, turmat e protestuesve po rrezikojnë vjehrrin tim, motrat e mia, baxhanakët e mi, vëllezërit, motrat, kunetërit, krushqit, shokët, kolegët. Jemi në rrezik, dërgoni urgjentisht policë të na mbrojnë! Nga ana tjetër e telefoni zëri i mekur i një gruaje i ktheu përgjigje:

-Nuk kemi më policë! Një pjesë u plagosën, një pjesë u gjakosën, një pjesë u dogjën, pjesa tjetër iku e la punën. Policinë e vrau trefish politika, protestuesit dhe drejtësia. Policia u lëndua e u poshtërua ndaj iku.

Ik dhe ti Altin Dumani siç ikën në vitin 1997 prokurorët që dënuan Fatos Nanon. Ik dhe ti në Gjermani dhe kthehu pas 4-5 vitesh kur të jetë qetësuar situata dhe të gjesh përsëri nëpër këmbë Saliun, Edvinin, Qorin, Lapajn, Gonen, Gjin Gjonin, Fevziun, Ermal Hasimen, Lutfi Dervishin…

Ik Duman, ik. Merr me vete edhe të tjerë prokurorë dhe gjykatës bythëpambuk!

Lajmet e fundit