24-vjeçari Klevi Metaj u bë simboli i revoltës që shpërtheu në dyert e Ministrisë së Arsimit.
Ai u kap nga kamerat dhe aparatet celularë duke luftuar me plot 6 policë.
24-vjeçari lindur në Sarandë është bir i një familjeje të njohur në Gjirokastër.
Babai Arben Metaj është një oficer i njohur policie në këtë qytet, ndërsa mamaja Brikena gazetare e njohur e TV Apollonia, disa kohë edhe korrespondente lokale për Focus Media News.
Çifti Metaj kanë dy fëmijë binjakë, Klevin dhe Klelian.
Klevi ka mbaruar universitetin për jurist, ndërsa Klelia për informatikë.




