Analisti Ilir Demalia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, komentoi protestën e sotme në Tiranë.
Ai tha se asaj iu vu emri i protestës së studentëve, por se protestuesit nuk ishin studentë.
“Më duket një degëzim i asaj protestës, që i kanë vënë emrin studentë, edhe pse nuk më duken studentë, pasi edhe te lista e të arrestuarve janë 40 vjeç, apo 50 vjeç. Megjithatë protestat janë e drejtë qytetare. Media nuk jep raport real për protestën, si për sulmin e policisë si për vandalizimin e protestës, e me rradhë.
Aty ka protestë, ka patur edhe vandalizëm. Më thoni në cilin vend nuk ndërhyn dhe nuk arreston policia? Edhe dhuna ndodh në botë, por ka pasoja. Megjithatë nuk është ndonjë çudi. Ajo që nuk ndodh në botë, një deputet si Erald Kapri i turret drejtorit të Policisë, nuk kam parë që parlamentarë të kapen me policinë, ndodh vetëm në Shqipëri”- tha Demaliaj.



