spot_img
spot_img

E uli dje pasdite, e ngre sot që në mëngjes – Loja e Bordit të Transparencës, me çmimet e karburantit

spot_img

Bordi i Karburanteve ka vendosur të rrisë çmimet e tregtimit të naftës dhe benzinës, me 7 lekë për litër, vetëm një ditë pasi vendosi të ulte çmimin me 3 lekë. Për rreth dy javë, çmimet mbetën të pandryshuara, pavarësisht se në bursë kishte rënie të fortë.

Vetëm dje, Bordi i Karburanteve u kujtua të bënte një ulje modeste me 3 lekë, ndërsa sot rritja është më shumë se dyfishi. Kështu, Bordi i Transparencës sot më datë  8 Tetor 2026, vendosi:

– Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  205 lekë/litër.

– Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, njofton Ministria.

Lajmet e fundit