spot_img
spot_img

“Historitë e Çmendura të Tiranës” – Romani i ri i Ben Blushit rrëfen 400 vite histori të kryeqytetit

spot_img

Shkrimtari Ben Blushi bën me dije se romani i tij i ri “Historitë e Çmendura të Tiranës” do të jetë në libraritë e vendit duke nisur nga 3 nëntori.

Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Blushi thotë se frymëzimi për këtë vepër ka ardhur nga keqardhja për qytetin ku ka lindur, duke vënë në dukje se për Tiranën janë shkruar më pak libra se për çdo kryeqytet tjetër europian.

SHËNIMI I BLUSHIT 

HISTORITË E ÇMENDURA TË TIRANËS, ROMANI IM I RI

Historitë e Çmendura të Tiranës është romani im i ri që sot shkoi në shtypshkronjën Onufri.

Ky roman u shkrua nga keqardhja për qytetin ku kam lindur. Për Tiranën ka më pak libra se për çdo kryeqytet tjetër evropian.

Historitë e Çmendura të Tiranës tregon luftërat, pushtimet, ndërtimet dhe intrigat që i bënë njeri-tjetrit qindra pashallarë, bejlerë, aventurierë, ushtarakë, shkrimtarë, poetë, mbretër dhe perandorë për të kontrolluar qytetin nga viti 1600 deri në vitin 2000.

Kushdo që do lexojë këtë histori të shtrirë në 400 vjet do kuptojë se Tirana është djegur disa herë siç po ndodh dhe sot dhe gjithmonë është ringritur më e bukur dhe më vitale.

Është një koincidencë fatale, aspak e planifikuar që libri botohet pikërisht këto ditë kur qyteti po vuan.

Duke nisur nga data 3 nëntor Historitë e Çmendura të Tiranës do jetë në çdo librari.

Lajmet e fundit