17-vjeçarja Elina Kastrati dhe inxhinier Tanush Çaushi vuajnë nga sëmundja e sklerozës multiple. Ata kanë treguar për “ABC” mometin kur zbuluan këtë sëmundje dhe vështirësitë që hasin çdo ditë.
Pavarësisht së ardhmes dhe frikës që ndjejnë, ata kanë zgjedhur të vazhdojnë jetesën. Elina studion në Gjermani, ku edhe është martuar. Ndërsa Tanushi është inxhinier, sakaq ka edhe një web të tijin.
“Ishin viti 2009 kur filloi këmba e majtë dhe po mpihej. Avash, avash po shtohej. Fillova me analizat e shumta, në fillim mendova se mund të kisha kancer, por me doktoreshën Brunilda atëherë zbulova se kisha sklerozën multiple.
Rasti im është rasti i sëmundjes progresive sekondare, që do të thotë me kalimin e viteve, nëse nuk kurohesh përkeqësohesh”, tha Tanushi.
“Unë në fillim e kam dit që e kam, por nuk e pranoja. Për prindërit e mi ka qenë më e vështirë. Pothuajse çdo muaj, ka nisur këmba me u mpi.
Jeta ime ka ndryshuar shumë në fakt. Ka qenë pjesë e jetës dhe jam munduar ta pranoj se nëse një ditë ndodh që nuk do të eci, po mundohem ta shijoj jetën.
I kam pas treguar të fejuarit tim dhe më ka mbështetur e ka vazhduar lidhja. Ma ka lehtësuar shumë.
Mbasi e kam marr vesh, kam qenë me të dhe më ka mbështet. Ndonjëherë dini cfarë të bësh. Ai të kupton ashtu siç babi dhe mami nuk kuptojnë”, u shpreh Eli.