spot_img
spot_img

“Sa e pështirë”, banorja e BBVK tregon përplasjet me produksionin: Kujton se na plas tr*pi për ty

spot_img

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jasmin Kadriu, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Më prit të dielën”, ku foli hapur për raportin e saj me produksionin e këtij formati.

Pas aludimeve se çfarë ndodh në shtëpi, Jasmina zbuloi se kishte marrë edhe një mesazh privat nga producentja Olsa Muhameti.

Mesazhi ishte i shkurtër, por i drejtpërdrejtë: “Sa e pështirë”, duke e akuzuar për mungesë mirënjohjeje.

Ajo ndau gjithashtu një tjetër përvojë shqetësuese lidhur me Dhomën e Rrëfimit. Sipas saj, në një moment kur ishte e sëmurë dhe kërkonte ndihmë, produksioni nuk po i përgjigjej.

Kur më në fund i janë përgjigjur, ajo tregoi se është përballur me fjalë të rënda: “Mendon se na plas tr*pi për ty?”

Jasmina theksoi se mungesa e respektit ndaj saj dhe se sjellje të tilla ishin të përditshme gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Kosova”.

Lajmet e fundit