6.5 C
Tirana
E premte, 27 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    18-vjeçarja në Yzberisht qëllon me thikë të dashurin, pasi dyshonte se e kishte tradhtuar

    Një 18-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë ish- të dashurin e saj.

    Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie në zonën e Yzberishtit.

    E reja pretendon se ish i dashuri e ka tradhtuar kur kanë qenë të lidhur së bashku.

    I riu përfundoi në spital për shkak të plagës së marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i Policisë së Tiranës:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish- të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit