spot_img
spot_img

Stenaldo flet për raportin e tij me Luizin: Ai është një nga fitoret më të mëdha të miat

spot_img

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Stenaldo Mëhilli, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë, si dhe për miqtë që fitoi gjatë reality show.

Gjatë intervistës, ai sqaroi disa nga situatat më të komentuara me banorët e tjerë, duke ndarë mendimin e tij mbi ngjarjet që bënë më shumë bujë.

I pyetur se si e përjetoi formatin e “Big Brother VIP Albania”, Stenaldo u shpreh se për të ka qenë një eksperiencë e vështirë.

“Shumë i shpejtë për t’u folur me ritmin e radios, ama i vrullshëm jashtëzakonisht shumë sa për të të shkundur së brendshmi. Unë kam patur një Big Brother të vështirë,” shpreh Stenaldo.

Gjithashtu, Elona u shpreh se ai kishte takuar Luizin pas daljes nga shtëpia. Stenaldo tregoi se falë Luizit ai ndryshoi rrugëtimin e tij brenda BBVA, duke shtuar se e do shumë.

“Me Luizin e kam konsumuar, ai i gjykon ndryshe të dy programet. Luizin e kam dritë, më ndërroi rrugën time të BBV dhe e dua fort. Është një nga fitoret më të mëdha të miat të atij programi,” u shpreh ai.

Lajmet e fundit