8.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    3 milionë dollarë të ndryshosh seksin? Ilirjani zbulon ku i gjejnë këto para transgjinorët!

    Tema e gjinisë ka qenë kryefjala e këtyre ditëve në vendin tonë dhe i ftuar për të folur lidhur me këtë në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun ka qenë Elton Ilirjani. Ilirjani ka marrë vëmendje mediatike për deklarata lidhur me orientimin e tij seksual dhe rrëfime personale që lidhin jetën e tij me padrejtësi sociale, paragjykime dhe sfida për komunitetin LGBT.

    Ilirjani i qëndron mendimit se ka vetëm dy: mashkull dhe femër. Ai shprehet se është mashkull dhe se çështja e gjinisë është kthyer në një çështje politike dhe lufta më e madhe e komunitetit LGBT ka qenë që të pranohen si të barabartë për të drejtat. Ilirjani ka treguar se të ndryshuarit e seksit kushton 3 milionë dollarë, të cilat i financon shteti i New York-ut.

    Elton Ilirjani: Kjo është ekstremi i majtë që ka edhe pak nuanca korruptive në mes se këtu nuk është politika, por është edhe ana financare.

    Unë do t’ju them vetëm një shembull. Të ndryshuarit e seksit në Shtetet e Bashkuara kushton mesatarisht 3 milionë dollarë. I paguan shteti i New Work-ut me taksat e taksapaguesve për të ndryshuar gjininë. Janë programe specifike të cilat ndihmojnë personat që duan.

    Blendi Fevziu: Pse duhet ta bëjnë këtë?

    Elton Ilirjani: Këtu lind edhe pyetja që kanë konservatorët. Kjo vjen sepse është e majta ekstreme, së bashku me interesa të forta financiare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit