spot_img
spot_img

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit?

Pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe nisjes së konfliktit mes Irani dhe Izraeli e SHBA, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për Euronews Albania lidhur me rreziqet e mundshme të sigurisë për Shqipëria, në kontekstin e pranisë në vend të anëtarëve të organizatës iraniane të opozitës (MEK).

Në një përgjigje për gazetarin Thimi Samarxhiu, Ambasada amerikane thekson se SHBA dhe Shqipëria po koordinohen vazhdimisht për çështjet e sigurisë.

“Si aleatë në NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinohen rregullisht për shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë njëkohësisht”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit