14.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “40 mijë euro për të ndjekur ndeshjen” – Sali Berisha del “blof, Edi Rama udhëtoi në Mynih me klas ekonomik, jo me charter

    Mesditën e kësaj të hëne ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat, përpos akuzave kundrejt socialistëve për blerje të votave në zgjedhjet e 11 Majit, u ndal dhe te udhëtimi i kryeministrin Edi Rama në Gjermani në kuadër të ndeshjes finale të Champions League.

    Berisha akuzoi kreun e qeverisë se në Mynih për të ndjekur ndeshjen Paris Saint Germain-Inter, udhëtoi me charter. Madje, sipas ish-kryeministrit kundërshtari i tij politik pagoi biletën prej 40 mijë euro vetëm e vetëm për të siguruar një vend në stadium.

    “Është një periudhë ku interesi im për futbollin ka rënë në minimum. Kështu e kam unë. Unë e dua futbollin, por sipas mënyrës time. Nuk them se e pashë (finalen e Chl).

    Tani ju donit të më thoni mua, se Edi Rama thuhet se me çarter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro, ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin e 1 mijë dollarëve biftekun.  Sigurisht si sheik, shijon krimet e tij, krimet monstruoze elektoral që ka bërë”, tha Berisha.

    Por, së fundmi këto akuza të kreut të Partisë Demokratike janë hedhur poshtë. Sipas biletës së publikuar nga “Tema” vërtetohet mjaft qartë që kryeministri Rama ka udhëtuar në Mynih me biletë të klasit ekonomik dhe jo me charter ashtu si dhe ish-kryeministri pretendonte.

    Ndërsa, në stadiumin Allianz Arena të Mynihut, Rama ishte i ftuar nga UEFA për të ndjekur finalen e Champions League dhe nuk i është dashur të paguajë mijëra euro për të siguruar vendin e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit