spot_img
spot_img

Përlotet studioja, vëllai i Stenaldos hyn në “Big Brother”, mban fjalimin prekës: Nuk ka rëndësi nëse fiton apo humb këtu, ti je fitorja e jetës sime

spot_img

Një surprizë e këndshme ka ndodhur prime-n e djeshëm për Stenaldon.

Vëllai i tij, të cilin ai e mban larg vëmendjes së mediave e rrjeteve sociale, Xhoeli, “theu rregullin” e Stenaldos duke hyrë në formatin e “Big Brotherit” vetëm për të surprizuar atë.

Takimi i dy vëllezërve i emocionoi të gjithë, si banorët e shtëpisë edhe moderatorin e programit.

Stendaldo tha fjalë zemre për vëllanë e tij, Xhoelin, duke nënvizuar këtu se ata nuk e kishin në dorë fatin e jetës së tyre. Kjo pasi Stenaldo ka probleme me shikimin, ndërsa Xhoeli është një person me gjymtyrë të shkurtra.

Takimi i dy vëllezërve emocionoi akoma më shumë kur të dy u shprehën shumë krenarë dhe vlerësim të madh për njëri-tjetrin.

“Unë jam krenar për vëllain tim sepse është një person i fjalës. Edhe debatit i zgjidh me argumente e fjalë të bukura” u shpreh Xhoeli.

Ndërsa, para se të linte shtëpinë e “Big Brother-it”, vëllai i Stenaldos shprehu dëshirën për t’u takuar dhe me Malin, duke qenë se ky i fundit është kujdesur më së miri për banorin.

Teksa u përqafua me Stenaldon e Malin para se të dilte nga ambientet e shtëpisë së “Big Brotherit”, Xhoeli theksoi se nuk ka rëndësi nëse vëllai i tij do të jetë apo jo fitues i këtij edicioni. Ai shtoi se fitorja më e madhe e jetës së tij është Stenaldo.

Lajmet e fundit