11.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Familjarisht në krim

    Vëllai i deputetes së PD Elda Hoti është arrestuar në Romë. Markelian Hoti u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën.

    Ai ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës.  Markelian Hoti është arrestuar dhe në prill të vitit 202 nga policia shqiptarepër kanosje me armë zjarri dhe armëmbajtje pa leje. Hoti ishte denoncuar për tentativë vrasje. Por, pas arrestimit u lirua shumë shpejt.

    Përveç vëllait, edhe bashkëshorti i deputetes demokrate është një emër i njohur në botën e krimit. Ladi Ndoja nga Rrësheni, bashkëshorti i Elda Hoti, u arrestua në vitin 2016 në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge.

    Policia i gjeti në banesë 50 kg marijuanë dhe 24 karta identiteti të vjedhura. Zonja Hoti ka bërë më pas një ndarje të dyshuar fiktive nga Ladi Ndoja, ndoshta me qëllim që kjo ‘njollë’ të mos prekë karrierën e saj politike, bën me dije Report TV.

    Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 2025, i shoqi i deputetes u arrestua bashkë me një person tjetër pasi ndaluan një mjet me të cilin po lëvizte Drejtorit të Arsimit në Mirditë, Renuar Kola, duke pretenduar se po blinte vota për Partinë Socialiste.

    Pavarësisht se ndaluan zyrtarin me pretendimin se po blinte vota, policia tha se vetë burrit të deputetes dhe mbështetësit tjetër të PD iu gjetën lista me të dhëna votuesish.

    Ndërkaq, në vitin 2021, Llesh Nikolli iu drejtuar KQZ-së me ankesë, duke akuzuar deputeten Elda Hoti se ka fshehur ndryshimin e emrit të babai të saj nga David në Artan Hoti, për shkak të të shkuarës së tij kriminale. Deputetja Hoti i mohoi akuza.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit