19.5 C
Tirana
E enjte, 5 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Jorida Tabaku: Nuk ka se çfarë iu duhet ju…

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale dhe politike.

    Duke folur për Euronews Albania, Tabaku theksoi se kjo betejë do të shtrihet deri në arenën ndërkombëtare për të denoncuar problematikat procesit zgjedhor.

    “Tani është koha që opozita të bëjë betejën për zgjedhjet. PD do përdor edhe platformën e Parlamentit, por edhe çdo platformë tjetër për debat publik, por sot ne nuk mund të sillemi sikur s’ka ndodhur asgjë”, shton deputetja e PD-së.

    Ndërkohë, e pyetur nëse do të ishte e gatshme të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Tabaku shmangu përgjigjen direkte, duke thënë se çështjet e kandidaturave janë vendime të brendshme të PD-së.

    “Unë kandidova për deputete në Parlamentin e Shqipërisë dhe jam deputete në Parlamentin e Shqipërisë.

    Pastaj gjërat e tjera të mëdhaja janë diskutime që si takojnë medias, se çfarë bën Partia Demokratike”, u shpreh ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit