Pasi u refuzua nga Apeli i Posaçëm në kërkesën e saj kundër vendimeve gjyqësore të kontrollit të dhjetorit 2024 dhe sekuestrimit të telefonit të saj, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj, ka “trokitur” në Gjykatën e Lartë.
Përmes avokatëve të saj, Xoxa i ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë.
Në këtë gjykatë, Xoxa pretendon paligjshmëri të kontrolleve dhe kthim të telefonit të sekuestruar.