16.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tragjike: Humbin jetën në aksident prindërit e Alban Bushit

    Prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident.

    Nga aksidenti raportohet se shtetasit Ali dhe Bukurie Bushi kanë humbur jetën në vend.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias.

    Fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF, që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi.

    Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjeçari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi.

    I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.

    Alban Bushi është ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili ka shënuar 14 gola me skuadrën kuqezi.

    Ai tashmë është trajneri i Kombëtares U-21 që nga viti 2016, i cili i ka drejtuar Shpresat në 58 takime.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit